Botë

Ambasadori amerikan ia tregon vendin Kinës

"Unë mendoj se ka shumë shqetësime në mbarë botën se Kina tani është bërë një agjent i destabilitetit në ngushticën e Tajvanit dhe kjo nuk është në interesin e askujt”, ka shtuar Burns për televizionin CNN
 

"Ne patëm një takim shumë dinamik, do të thosha mjaft kontestues", tha Burns, duke përshkruar në detaje për herë të parë atë diskutim, i cili u konfirmua nga Uashingtoni dhe Pekini në atë kohë. "Unë mbrojta kryetaren (e Dhomës së Përfaqësuesve). Mbrojta të drejtën e saj për të udhëtuar në Tajvan. Mbrojta paqen dhe stabilitetin që kemi pasur në ngushticën e Tajvanit për gati gjashtë dekada"

Kina duhet të bindë botën se nuk është "agjent destabiliteti" dhe se do të veprojë në mënyrë paqësore në ngushticën e Tajvanit, tha ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, në intervistën e tij të parë televizive që nga marrja e postit të tij në Pekin gjashtë muaj më parë.

Burns foli hapur për reagimin e Pekinit ndaj vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, në Tajvan në fillim të këtij muaji, të cilës Kina iu kundërpërgjigj duke nisur stërvitje të gjera ushtarake rreth ishullit vetëqeverisës dhe duke pezulluar komunikimet kryesore diplomatike me SHBA-në.