Botë

SHBA - Malit të Zi: Formoni shpejt një qeveri ose shpallni zgjedhje të parakohshme

 

SHBA-ja pret që Mali i Zi të respektojë procedurat ligjore dhe ose të formojë shpejt një qeveri të re në shërbim të vendit ose të kërkojë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, njoftoi Departamenti i Shtetit, në lidhje me vendimin e Parlamentit të Malit të Zi për të votuar mosbesimin e Qeverisë së Dritan Abazoviq.

Një zëdhënës i paidentifikuar i Departamentit të Shtetit deklaroi për Zërin e Amerikës se "votimi i mosbesimit është demokraci parlamentare në veprim, ku populli malazez, përmes përfaqësuesve të tij të zgjedhur, i kërkon llogari qeverisë".