Botë

Britania nuk importoi karburant nga Rusia për herë të parë në histori

britania, import, karburant
Foto: Bloomberg
 

Britania e Madhe nuk importoi karburant nga Rusia në qershor për herë të parë në histori, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Importet e mallrave nga Rusia ranë gjithashtu në 33 milionë funte në qershor, niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në janar të vitit 1997, tha Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).