Botë

Letonia shkatërron monumentin 79 metra të lartë të epokës sovjetike

 

Autoritetet e Letonisë shkatërruan të enjten një monument të epokës sovjetike në kryeqytetin Riga, në përputhje me një ligj të miratuar pas pushtimit rus të Ukrainës dhe pavarësisht protestave të pakicës ruse në shtetin baltik, shkruan AFP-ja.

Monumenti, 79 metra i lartë, i ngritur ndërmjet viteve 1979 dhe 1985 për të përkujtuar fitoren e ushtrisë sovjetike mbi Gjermaninë naziste, u shkatërrua me ndihmën e makinerive të shumta e të mëdha. Shkatërrimi nisi të martën.