Botë

Arabia Saudite: Pas ndërmjetësimit tonë, Rusia liroi 10 të huaj të kapur në Ukrainë

Foto: The Guardian
 

Pas ndërmjetësimit të princit saudit, Mohammed bin Salman, Rusia ka liruar të mërkurën 10 të burgosur të huaj lufte që janë kapur në Ukrainë, ka thënë Ministria e Jashtme saudite, shkroi Reuters.

Të burgosurit e liruar, raportohet se janë shtetas amerikanë, britanikë, kroatë, marokenë dhe suedezë.