Botë

G7-a i dënon referendumet ruse në Ukrainë

Foto: AP
 

Grupi G7 i vendeve më të pasura ka dënuar ato që thotë se janë referendume të rreme që po mbahen në disa pjesë të Ukrainës për të vendosur nëse duan t'i bashkohen Rusisë.

Grupi i quajti votat - të cilat po organizohen nga zyrtarë të mbështetur nga Moska, një shkelje e statutit të OKB-së, raportoi BBC-ja të shtunën.