Botë

Shkarkohet zv.ministri rus i Mbrojtjes, njihej si “kasapi i Mariupolit”

 

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov, është shkarkuar nga detyra dhe është transferuar në "një post tjetër", bëri të ditur ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Bulgakov do të zëvendësohet nga gjeneralkoloneli, Mikhail Mizintsev, i cili më parë mbante postin e kreut të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Mbrojtjes së Rusisë.