Botë

Vetëtima vret 12 persona brenda një dite në Indi

 

Moti i keq ka lënë të vdekur të paktën 36 persona në Indinë veriore gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 12 të cilët u goditën nga vetëtima, thanë zyrtarët, shkruan The Guardian.

Në shtetin verior të Uttar Pradesh, të paktën 24 njerëz vdiqën pasi shtëpitë e tyre u shembën mes shirave të pandërprerë.