Botë

Kanadaja lindore goditet nga stuhia e fuqishme

 

Banorët e brigjeve të Atlantikut të Kanadasë mbetën të tronditur këtë fundjavë pasi stuhia Fiona përlau shtëpitë, rrëzoi çatitë dhe shkuli pemët dhe linjat e energjisë elektrike. Ushtria e vendit është dërguar për të ndihmuar rimëkëmbjen e zonës, derisa kryeministri Justin Trudeau u ka thënë të dëmtuarve nga stuhia se qeveria do të ofrojë mbështetje.

Ministrja e Mbrojtjes Kombëtare i tha transmetuesit kanadez CTV se rimëkëmbja do të jetë "përpjekje e të gjithëve" dhe se forcat e armatosura do të "përballen me sfidën si gjithmonë".