Botë

Shefi i BE-së në Beograd kritikon marrëveshjen e Serbisë me Rusinë

 

Shefi i BE-së në Beograd, Emanuele Giaufret, ka kritikuar Serbinë që ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë për konsultim në politikë të jashtme. Marrëveshja ishte nënshkruar mes ministrit të Jashtëm serb Nikola Selakoviq dhe ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, në margjinat e Asamblesë së OKB-së.

Giaufret në një prononcim për media ka thënë se duhet parë realitetin në të cilën bota gjendet, ku po përballet me një luftë të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, luftë që po vazhdon afro 7 muaj. Po ashtu ka thënë se Rusia së fundi ka nisur mobilizim të ri për të vazhduar sulmet e po organizon edhe referendume ilegale në territoret e pushtuara në Ukrainë.