Botë

Përshkallëzohet në dhunë protesta para Ambasadës iraniane në Londër

Protesta ne Ambasaden e Iranit ne Londer
Foto: AP
 

Demonstrata të dhunshme kanë shpërthyer para Ambasadës iraniane në Londër, me protestuesit që kanë hedhur gurë në drejtim të policisë. Është raportuar për arrestimin e pesë protestuesve.

Policia londineze ka bërë të ditur se demonstruesit kanë provuar të thyenin kordonin policor. Disa policë kanë pësuar lëndime, megjithëse asnjëri nuk ka lëndime serioze. Kriza është përshkallëzuar në Iran pas protestave masive për shkak të vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua nga polica e moralit në Teheran pse nuk e kishte vendosur si duhet shaminë.