Botë

Sigurimi në Turqi bën për spital tre persona, në mesin e tyre një grua

 

Tre persona, përfshirë një grua, kanë marrë lëndime, pas një konfrontimi që kishin pasur me dhjetë pjesëtarë të sigurimit në Ortakoy në qarkun Beshiktash në Stamboll, raportojnë mediumet turke.

Pamjet nga kamerat e sigurisë të atij momenti kanë bërë bujë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e hershme të 8 shtatorit, por videoja e ngjarjes është bërë publike vetëm të dielën.