Botë

Formula e suksesit e “Vëllezërve të Italisë” me rrënjë neofashiste

Liderja e së djathtës ekstreme, Giorgia Meloni, i adresohet në Ancona një tubimi në fillim të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 shtatorit. Partia e saj, “Vëllezërit e Italisë”, ka rrënjët në Lëvizjen Sociale italiane neofashiste pas Luftës së Dytë Botërore
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Duke mbajtur simbolin më të fuqishëm të lëvizjes, flakën trengjyrëshe, Giorgia Meloni i ka ngritur “Vëllezërit e Italisë” nga një grup ekstrem i djathtë në partinë më të madhe të Italisë. Një shekull pas marshimit të Benito Musolinit në Romë në vitin 1992, i cili solli në pushtet diktatorin fashist, Meloni është gati të marrë timonin e qeverisë së parë të udhëhequr nga e djathta ekstreme në Itali që nga Lufta e Dytë Botërore dhe të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë. Por cila është historia e “Vëllezërve të Italisë” së Melonit?

(AP) – Partia “Vëllezërit e Italisë”, e cila ka fituar më shumë vota në zgjedhjet kombëtare të Italisë, i ka rrënjët në Lëvizjen Sociale Italiane neofashiste të pas Luftës së Dytë Botërore.

Duke e mbajtur simbolin më të fuqishëm të lëvizjes, flakën trengjyrëshe, Giorgia Meloni i ka ngritur “Vëllezërit e Italisë” nga një grup ekstrem i djathtë në partinë më të madhe të Italisë.