Botë

Imazhet satelitore tregojnë kolona të gjata në pikat kufitare të Rusisë

Foto: AP
 

Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies tregojnë kolona të gjata me vetura në rrugët që dërgojnë drejt pikave kufitare të Rusisë me Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe Mongolinë. Pamjet janë kapur nga dita e premte deri të dielën, shkruan agjencia AP.

Pesë ditë pasi që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi për mobilizimin e pjesshëm, me të cilin do të ftohen për të shërbyer në Ukrainë afro 300 mijë rezervistë, është nxitur një eksod i madh i rusëve.