Botë

MPJ-ja turke reagon pasi një politikan gjerman krahasoi Erdoganin me “miun e kanalizimeve”

 

Ministria e Jashtme e Turqisë thirri ambasadorin gjerman në Ankara të martën për të protestuar ndaj komenteve të bëra nga një politikan i lartë gjerman, i cili e krahasoi presidentin Recep Tayyip Erdogan me "mi të vogël kanalizimesh", shkruan Retuers.

"Ne dënojmë në termat më të ashpër deklaratat fyese të bëra nga Wolfgang Kubicki, nënkryetari i Parlamentit Federal Gjerman, për presidentin tonë (Erdogan) në një fjalim gjatë fushatës zgjedhore të shtetit të Saksonisë së Ulët", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Tanju Bilgic në një deklaratë.