Botë

NATO: Referendumet e rreme në Ukrainë, shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se referendumet e rreme që po mbahen në Ukrainë janë shkelje e hapur e së drejtës ndërkombëtare.

Pas një bisede me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Stoltenberg ka thënë se i ka bërë atij të qartë se aleatët e NATO-s janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për sovranitetit dhe të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje.