Botë

Zjarr në rafinerinë e naftës në Poloni, dy të vdekur

Foto: PKN Orlen
 

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një objekt që i përket gjigantit shtetëror të naftës PKN Orlen, kanë njoftuar zyrtarët polakë, shkruan Euronews të martën.

Zjarri në fabrikën pranë qytetit Plock, i cili përfshin një rafineri nafte, u shua shpejt brenda ditës, ka njoftuar kompania.