Botë

Mbi 98 mijë rusë kanë hyrë në Kazakistan prej thirrjes për mobilizim

Foto: AP
 

Rreth 98.000 rusë kanë hyrë në Kazakistan këtë javë, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve për të luftuar në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët kazakë.

Shumë burra po tentojnë të ikin nga shteti drejt shteteve fqinje, pas vendimit të Putinit.