Botë

Ukraina aplikon zyrtarisht për anëtarësim në NATO

 

Pak orë pasi Rusia njoftoi aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase, presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka njoftuar se kanë aplikuar edhe zyrtarisht për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Përmes një njoftimi në Telegram, Zelensky ka thënë se po bëjnë “hapin vendimtar” duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO.