Botë

Bosnja të dielën në zgjedhje, nuk priten ndryshime

 

Të dielën do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë, por nuk pritet asnjë ndryshim. Boshnjakët janë të lodhur me elitën politike që nuk ka ndryshuar tash e 30 vjet, ndërkaq pritet të mbesin në pushtet ata që duan ndarjen e Bosnjës.

Hija e luftës në Ukrainë është zgjeruar shumë në Bosnjën e ndarë në baza etnike dhe që të dielën do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme, të cilat me shumë gjasë nuk do të sjellin asnjë ndryshim strukturor.

Në këto zgjedhje do të zhvillohet gara në disa nivele të qeverisjes që është një prej institucioneve më të komplikuara në botë pas marrëveshjes së paqes të sponsorizuar nga SHBA-ja në vitet ’90.