Botë

Papa Françesku për herë të parë i lutet Putinit

 

Papa Françesku për herë të parë i është lutur drejtpërdrejt presidentit rus, Vladimir Putin që të ndalojë “spiralen e dhunës dhe vdekjes” në Ukrainë, shkroi të dielën Reuters.

Në fjalimin e tij të dielën kushtuar Ukrainës, Papa ka thënë se kriza rrezikon përshkallëzim bërthamor me pasoja të pakontrollueshme globale.