Botë

Furrtarët e frontit të luftës

Dmytro, një nga tre burrat që punon në një turn 12-orësh të natës, ngarkon qymyr në një kazan në një furrë buke në Kostiantynivka, në rajonin e Donjeckut në Ukrainën lindore. Në prill mbeti pa furnizim me gaz, por furrat iu kthyen qymyrit, sistem i cili nuk ishte përdorur në këtë fabrikë që nga Lufta e Dytë Botërore

Punëtorët në fabrikë vijnë në punë në orën 19:00 për të filluar gatimin e brumit. Olha Zhovtonozhyk, grua rreth të 30-tave, merr bukët e rrumbullakëta nga rripi transportues dhe i vendos për pjekje. Ajo e merr shumë seriozisht punën e saj. “Forcat e armatosura të Ukrainës janë heronjtë tanë tani, por puna jonë është gjithashtu e rëndësishme për jetën e vendit tonë në kohë lufte”, thotë Zhovtonozhyk

E braktisur në dukje gjatë ditës, ndërtesa e dëmtuar e fabrikës në Ukrainën lindore ngjallet natën, kur era e bukës taze vjen nga dritaret e saj të thyera.

Është një nga dy furrat e mëdha të mbetura në funksionim në pjesën e kontrolluar nga Ukraina në rajonin e Donjeckut, shumica e të cilit është nën pushtimin rus. Të tjerat u detyruan të mbylleshin, sepse ishin dëmtuar nga përleshjet ose sepse u ishin ndërprerë rryma dhe gazi.