Botë

42 trupa të djegur zbulohen në një varr masiv në vendlindjen e ish-liderit Gaddafi

 

Shërbimi i autoriteteve libiane përgjegjëse për kërkimin e personave të zhdukur njoftoi sot se 42 trupa të djegur u zbuluan në një varr masiv në qytetin bregdetar qendror të Sirtes, një ish-bastion i Shtetit Islamik të dëbuar terrorist.

Në një deklaratë, zëdhënësi i shërbimit, Abdulaziz El Mabrouk, thekson se trupat janë zhvarrosur në vendin e ndërtimit të shkollës bazuar në informacionin e marrë nga anëtarët e arrestuar të Shtetit Islamik.