Botë

Tifozët vdiqën në krahët e lojtarëve në rrëmujën e stadiumit në Indonezi

 

Tifozët e futbollit “vdiqën në krahët” e lojtarëve gjatë një përplasjeje në stadiumin Kanjuruhan të Indonezisë, ka njoftuar trajneri i ekipit vendës, pasi numri i fëmijëve të vrarë në tragjedi u rrit në 32.

Trajneri ka theksuar se tronditja në ndeshjen në Java, në të cilën humbën jetën 125 persona, e “shpartalloi mendërisht”. Autoritetet thonë se viktima më e re e fatkeqësisë të së shtunës ishte vetëm tre vjeç.