Botë

Njësia e tankeve ukrainase mban frontin brenda Donbasit

Tanket ruse ne Donbas
 

Njësitë e tankeve ukrainase që luftojnë forcat ruse në Donbas po e mbajnë linjën e tyre, pavarësisht përpjekjeve të Kremlinit për të aneksuar ilegalisht territorin përreth tyre. Qyteti i Bahmutit shtrihet brenda zonës së kontrolluar nga ukrainasit në rajonin e Donjeckut, shumë afër kufirit me Luhanskun, i cili mbetet tërësisht nën pushtim nga Moska.

Ushtarët e ushtrisë ukrainase kanë mbajtur patrullime në tanket e tyre të prodhuara nga Rusia, këto të fundit sipas tyre u kapën nga një njësi ruse. Një shumicë dërrmuese e popullsisë civile të Bahmutit është larguar nga qyteti që është nën bombardime të rregullta që nga qershori.