Botë

Bjellorusia e pranon se është e përfshirë në luftën mes Ukrainës e Rusisë

Foto: Associated Press/AP
 

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, thirri të martën një takim për çështjet e sigurisë ushtarake. Ai e konfirmoi se Bjellorusia po merr pjesë “në operacionin special ushtarak”, por siç tha ai, nuk po dërgon trupa për ta ndihmuar Rusinë, raportoi BBC-ja.

Pjesëmarrja, sipas tij, konsiston me trajtimin e të plagosurve, pranimin e refugjatëve dhe parandalimin e përhapjes së konfliktit në territorin bjellorus.