Botë

Kievi po përgatitet për një sulm nuklear rus, po shpërndahen tableta të jodurit të kaliumit

 

Kryeqendra e Ukrainës, Kievi, është duke shpërndarë tableta të jodurit të kaliumit në qendrat e evakuimit, ndërsa po përgatitet për një sulm të mundshëm nuklear rus, raporton “Daily Mail”.

Joduri i kaliumit mund të ndihmojë në bllokimin e përthithjes së rrezatimit të dëmshëm nga gjëndrat tiroide, nëse merret pak para ose menjëherë pas ekspozimit ndaj rrezatimit bërthamor.