Botë

SHBA-ja dërgon HIMARS të tjerë në Ukrainë, synohet goditja e Krimesë

 

Sekretari i shtypit i Pentagonit, Pat Ryder dhe zëvendës-ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes, Laura Cooper, mbajtën një konferencë shtypi ku diskutuan paketën e re të ndihmës ushtarake që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i ofrojnë Ukrainës, shkruan CNN.

Siç u njoftua, paketa e fundit e ndihmës do të përfshijë sistemet raketore HIMARS, si dhe një sërë armësh të tjera që mund të ndihmojnë Ukrainën të vazhdojë të çlirojë territorin e saj.