Botë

Deputetja suedeze e Parlamentit Evropian preu flokët në shenjë solidariteti me gratë në Iran

 

Një deputete suedeze e Parlamentit Evropian preu flokët gjatë fjalimit të saj në Parlamentin e Bashkimit Evropian në mbështetje të protestave në Iran që filluan pas vdekjes së Mahsa Aminit.

"Derisa Irani të jetë i lirë, zemërimi ynë do të jetë më i madh se shtypësit. Derisa gratë e Iranit të jenë të lira, ne do t'ju qëndrojmë pranë", ka thënë Abir Al-Sahani, me origjinë nga Iraku, teksa iu drejtua Parlamentit të Bashkimit Evropian.