Botë

McGuinness: Sanksionet e BE-së kundër Rusisë po funksionojnë mirë

 

Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë po funksionojnë mirë, ka thënë komisionerja evropiane për stabilitetin financiar, Mairead McGuinness, duke i hedhur poshtë si propagandë ruse kritikat se masat e BE-së janë joefektive dhe kanë pasoja të lehta, shkruan Reuters.

Kryeministri hungarez Viktor Orban kritikoi sanksionet e BE-së më 26 shtator, duke thënë se ato dëmtuan ata që i vendosën ato. Disa politikanë nga partitë e krahut të djathtë në Francë apo Itali u shprehen ngjashëm.