Botë

Një 55-vjeçar australian u dërgua i gjallë në morg

 

Një pacient i kujdesit intensiv mund të ketë qenë gjallë kur u transferua në një morg në Perth të Australisë, sipas pretendimeve që po hetohen nga gjykata e mjekësisë ligjore, shkruan AP.

Gjykata ka konfirmuar se po heton akuzat, të raportuara fillimisht nga Business News, të cilat përfshijnë pretendimet që një doktori iu kërkua të kthente certifikatën e vdekjes së burrit pasi u përpjek ta mbulonte incidentin.