1 perditesime
Botë

Shkon në 36 numri i të vdekurve nga sulmi në çerdhe në Tajlandë, sulmuesi vret edhe familjen dhe veten

Shkon në 36 numri i të vdekurve nga sulmi në çerdhe në Tajlandë, sulmuesi vret edhe familjen dhe veten
Foto: AP
16:23

Shkon në 36 numri i të vdekurve nga sulmi në çerdhe në Tajlandë, sulmuesi vret edhe familjen dhe veten

Policia e Tajlandës e ka identifikuar sulmuesin në çerdhe si Panya Khamrab, një ish-nënkolonel policie, 34-vjeçar.

Sipas policisë, ai është paraqitur në gjykatë vetëm disa orë para rastit të rëndë, pasi në janar ishte dënuar për posedim të drogës së njohur si metamfetaminë, raportoi BBC-ja të enjten.

Ai do të përballej me vendim të gjykatës të premten, por pas sulmit në çerdhe, vrau edhe familjen dhe më pas veten.

Numri i të vdekurve sipas autoriteteve ka shkuar në 36, 23 prej të cilëve fëmijë.

10:11

Sulm në një çerdhe në Tajlandë, mbi 30 të vrarë

Të paktën 30 persona janë vrarë një ish-zyrtar policor ka hapur zjarr në një çerdhe në Tajlandë të enjten, raportoi BBC.

I armatosuri gjendet në arrati pas sulmit.

Policia tha se mes viktimash ka fëmijë dhe të rritur.

Sulmuesi qëlloi me armë dhe theri fëmijë e të rritur dhe nuk dihet vendndodhja e tij, tha policia. Nuk dihet motivi i sulmit.

Raportimet në Tajlandë thonë se ai është shkarkuar së fundmi.

Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla. Më 2020 një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.