Botë

SHBA-ja beson se atentati në Moskë u autorizua nga Qeveria ukrainase

 

Inteligjenca amerikane beson se bomba që vrau Darya Dugina, vajza e figurës së shquar politike ruse Alexander Dugin, ishte autorizuar nga elementë brenda qeverisë ukrainase, thanë burimet për CNN.

SHBA-ja nuk ishte e informuar paraprakisht, sipas burimeve, dhe ende është e paqartë se për kë saktësisht beson SHBA-ja se e ka urdhëruar atentatin. Është e paqartë edhe nëse inteligjenca amerikane beson se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte në dijeni të komplotit ose kush e autorizoi atë.