Botë

Ministrit rus të Mbrojtjes i kërkohet të bëjë vetëvrasje

Foto: AP
 

Një zyrtar rus në Ukrainë ka deklaruar të enjten se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duhet të bëjë vetëvrasje për turpin në luftën e Ukrainës.

Pas më shumë se shtatë muaj lufte në Ukrainë, synimet më themelore të luftës së Rusisë ende nuk janë arritur, ndërsa forcat ruse kanë pësuar një sërë humbjesh në fushëbetejë muajt e fundit, duke e detyruar Putinin të shpallë një mobilizim të pjesshëm, raportoi Reuters të enjten.