Botë

Alexander Van der Bellen pritet të rizgjidhet president i Austrisë

 Alexander Van der Bellen
Foto: AP
 

Votuesit në Austri iu drejtuan qendrave të votimit sot për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet presidenciale të vendit, raporton agjencia AP.

Presidenti Alexander Van der Bellen, 78 vjeç, po kërkon një mandat të dytë pas gjashtë vjetëve të para në të cilat një sërë krizash të brendshme politike i kanë dhënë kreut të shtetit prani jashtëzakonisht të madhe dhe rol të fuqishëm që normalisht është kryesisht ceremonial.