Botë

Incidenti mbi Detin e Zi, aeroplani luftarak rus kishte lansuar raketë në drejtim të aeroplanit britanik

Foto: EPA
 

Një raketë është lëshuar nga një aeroplan luftarak rus në afërsi të një aeroplani të Forcave Ajrore të Britanisë që nuk ishte i armatosur. Aeroplani britanik ishte në patrullë mbi Detin e Zi, është njoftuar nga Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, raporton BBC.

Wallace ka bërë të ditur se incidenti “potencialisht i rrezikshëm’ ka ndodhur më 29 shtator në hapësirën ajrore ndërkombëtare.