Botë

Turqia s’i lejoi luftanijet ruse të kalonin nga ngushtica e Bosforit

 

Autoritetet turke nuk i kanë lejuar anijet luftarake të Rusisë që të kalojnë nëpërmjet ngushticës së Bosforit në Detin e Zi, raportoi “Nexta” të hënën.

Mediumi bjellorus shkroi në Twitter se anijet “Varyag” dhe “Admiral Tributs”, po prisnin lejen për të kaluar që nga muaji shkurt, por një gjë e tillë u bllokua nga Turqia, me ç’rast anije u kthyen në qytetin rus, Vladivostok.