1 perditesime
Botë

Së paku dy të vdekur në përplasjen e aeroplanëve të vjetër ushtarakë në Dallas

Së paku dy të vdekur në përplasjen e aeroplanëve të vjetër ushtarakë në Dallas
Foto: AP
11:56

Së paku dy të vdekur në përplasjen e aeroplanëve të vjetër ushtarakë në Dallas

Dy aeroplanë të kohës së Luftës së Dytë Botërore janë përplasur mes vete në ajër në një ngjarje në Dallas, ndërsa raportohet për të paktën dy të vdekur, njofton BBC.

Në videot që kanë qarkulluar në rrjete sociale është parë momenti i përplasjes së aeroplanëve, ku njëri prej tyre është ndarë në gjysmë, ndërsa më pas ka shpërthyer në zjarr me t’u përplasur përtokë.

Aeroplanët – një prej Boeing B-17 Flying Fortress – po merrnin pjesë në një manifestim në afërsi të Dallasit.

Nuk është bërë e qartë sa persona ishin në total në aeroplanë.

Mirëpo nga “Alliet Pilot Association”, që përfaqëson pilotët amerikanë, është thënë se Terry Barker dhe Len Root – dy anëtarëat e kësaj shoqate – kanë vdekur në përplasjen.

Në mediume raportohet se mund të kenë vdekur deri në gjashtë persona.

Afro 6000 persona po e përcjellnin ngjarjen e të shtunës, ndërsa mbizotëroi heshtje totale. Ngjarja mbahet për të nderuar Ditën e Veteranëve.

Kryetari i Dallasit, Eric Johnson e ka quajtur këtë tragjedi të tmerrshme.

“Videot e publikuara janë zemërthyese”, ka thënë Johnson.

Numri i të vdekurve, ai ka thënë, se ende pritet të konfirmohet, porse asnjë person që ishte në tokë nuk është lënduar.

09:14

Aksidentohen dy aeroplanë të vjetër ushtarakë në Dallas

Dy aeroplanë ushtarakë të vjetër janë përplasur mes vete të shtunën në ajër dhe janë rrëzuar në Dallas, raporton agjencia AP.

Aksidenti ndodhi gjatë një shfaqje në Dallas. Aeroplanët shpërthyen në zjarr.

Pjesët e aeroplanëve janë gjetur në një fushë afër aeroportit.

Ekipet e emergjencës nxituan në vendin e aksidentit, rreth 16 kilometra nga qyteti.

Nuk është e qartë se sa persona ishin brenda aeroplanëve. Por, sipas raportimeve besohet se gjashtë personave ishin në dy aeroplanët.