Botë

Dy estonezë akuzohen për mashtrim me kriptovaluta në vlerë prej gjysmë miliard dollarësh

 

Policia në Estoni ka arrestuar dy burra të dyshuar për drejtimin e një mashtrimi me kriptovaluta, në vlerë prej 575 milionë dollarësh, e që përfshin qindra mijëra viktima.

Policia estoneze hetoi rastin me FBI-në, dhe autoritetet amerikane duan t’i ekstradojnë burrat - estonezët Sergei Potapenko dhe Ivan Turogin.