Botë

Akullthyesja bërthamore ruse niset drejt Detit të Veriut

 

Presidenti rus Vladimir Putin ka inauguruar dy akullthyese të reja bërthamore për ta zgjeruar flotën në rritje të anijeve që e bëjnë Rrugën e Detit të Veriut të lundrueshme gjatë gjithë vitit.

Nëpërmjet video-lidhjes Putini dha komandën për të vënë në funksion akullthyesin Yakutia në ujërat e kantierit detar Baltik në Shën Petersburg dhe mbikëqyri ngritjen e flamurit rus mbi akullthyesin Ural, i cili ende nuk është vënë në funksion.