Botë

Shpërthejnë protestat anti-COVID në Kinë pas zjarrit që la të vdekur 10 persona

 

Disa pamje të shpërndara në mediat sociale në Kinë tregojnë protesta të reja kundër kufizimeve për shkak të COVID-19, pasi një zjarr në një bllok apartamentesh la të vdekur 10 persona.

Demonstruesit u filmuan duke u përballur me zyrtarët, duke thyer një barrierë dhe duke bërtitur "fund bllokimit të COVID", raportoi BBC-ja të shtunën.