Botë

15 orë në det, shpëtohet burri që ra nga anija

 

Një pasagjer i cili u zhduk nga një anije në Gjirin e Meksikës është shpëtuar pas më shumë se 15 orësh në det, kanë thënë rojet bregdetare amerikane.

28-vjeçari kishte qenë në një lokal në anijen “Carnival Valor” me motrën e tij mbrëmjen e së mërkurës, por nuk u kthye pasi u largua për të përdorur tualetin.