Botë

Ukraina i përvishet punës për ta rikthyer energjinë elektrike

Foto: AP
 

Autoritetet ukrainase kanë nisur punën intensive të shtunën për të rikthyer shërbimet e energjisë elektrike dhe të ujit, pas goditjeve të fundit nga sulmet ushtarake ruse që dëmtuan shumë infrastrukturën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se miliona njerëzve u është rikthyer energjia elektrike që kur ndërprerjet e rrymës përfshinë ditë më parë vendin e goditur nga lufta, raportoi Associated Press të shtunën.