Botë

Vrasësi i gjashtë personave në Virginia shkroi letër, kolegët e tallën

 

Ekipet policore që po hetojnë vrasjen e gjashtë personave në qendrën tregtare Walmart të Virginias në SHBA kanë bërë të ditur se vrasësi kishte blerë armën vetëm pak orë para se ta kryente sulmin ndaj tyre.

Autoritetet amerikane kanë deklaruar se vrasësi kishte lënë një shënim kundër kolegëve të punës, të cilët më vonë i vrau. Forenzika ka bërë analizën e telefonit të Adre Bing.