1 perditesime
Botë

Stoltenberg: Rusia është dobësuar, Putini ka dështuar

Stoltenberg: Rusia është dobësuar, Putini ka dështuar
Foto: AP/Associated Press
13:12

Stoltenberg: Rusia është dobësuar, Putini ka dështuar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dështuar në luftën me Ukrainën, e Rusia “është dobësuar”.

Në fjalimin e Samitit të NATO-s në Bukuresht, Stoltenberg tha të martën se heqja dorë e Rusisë nga territoret pranë Kievit, Kharkivit dhe Khersonit, janë shenja të qarta që Rusia ka shfaqur “shenjë dobësie”.

“Kjo është një tregues që Rusia do të mposhtet në fushëbetejë. Në përgjigje të kësaj, ata sulmojnë qytetet civile sepse nuk mund të pushtojnë territore të reja të Ukrainës. Gjithashtu, shmangin çlirimin gradual të territoreve ukrainase”, deklaroi ai.

Sipas Stoltenbergut, Rusisë po i mbarojnë municionet, derisa luftën në Ukrainë, e cilësoi si tentim për të arritur nivelin e brutalitetit të Luftës së Dytë Botërore.

“Ne e dimë se Rusisë po i mbarojnë municionet, kështu që ata i janë drejtuar Iranit”, shtoi ai.

11:20

Stoltenberg: NATO-ja ka rritur prezencën në Detin e Zi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Deti i Zi ka rëndësi të madhe strategjike për NATO-n dhe sipas tij, Aleanca ka rritur praninë e saj atje, që nga 2014-a.

Këto deklarime, Stoltenberg i bëri të martën, pasi Ukraina tha se një luftanije ruse është parë në Detin e Zi dhe “dukej e gatshme për të lëshuar raketa lundrimi”

“Ne po bashkëpunojmë më ngushtë me vendet e Detit të Zi, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, që janë partnerët tanë të ngushtë”, tha ai në takimi dyditor me ministrat e Jashtëm të NATO-s në Bukuresht.

Sipas tij, ruajtja e kësaj zone është bërë edhe para nisjes së luftës në Ukrainë (24 shkurt), e kjo po vazhdon edhe më tej.

“Deti i Zi kërkon një përgjigje të NATO-s ndaj sfidave që shohim në rajon. Është pjesë e politikës së përbashkët të kësaj aleance për t'iu përgjigjur agresionit të madh”, shtoi sekretari i NATO-s.

Bosfori është ngushticë detare që lidh Detin e Zi me detin Marmara. Ai gjendet në mes të gadishullit Ballkanik dhe atij të Azisë së Vogël, që ndanë Evropën me Azinë. Kur nisi agresioni rus (24 shkurt), Ukraina i kërkoi Turqisë që t'ia bllokojë trupave ruse hyrjen në Bosfor.

Turqia e vetme kontrollon ngushticat sipas Konventës Montreux 1936, e cila përcakton se anijet luftarake që u përkasin vendeve në kufi me Detin e Zi mund të kalojnë, ndërsa të tjerat mund të kalojnë për një kohë të kufizuar vetëm nëse plotësojnë disa kushte.