Botë

Biden thotë se Ukraina dhe COVID-19 janë prioritetet kryesore

 

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se sigurimi i fondeve për Ukrianën dhe pandemia COVID-19 janë prioritetet e tij para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në fillim të vitit të ardhshëm.

Biden zhvilloi bisedime me liderët demokratë dhe republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan lidhur me atë se çfarë mund të bëhet në javët që kanë mbetur para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës.