Botë

Shpërthim në Ambasadën e Ukrainës në Spanjë, një i plagosur

Foto: AP
 

Një punonjës në Ambasadën ukrainase në Madrid ka pësuar lëndime pasi hapi atë që mendohet se ishte një letër bombë të mërkurën pasdite, duke bërë që Kievi të paralajmërojë të gjithë diplomatët e tij që të rrisin masat e sigurisë.

Oleh Nikolenko, zëdhënës në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës, ka thënë se Ambasada e saj në kryeqytetin spanjoll kishte pranuar një zarf si pjesë e një dërgese postare.