Botë

Moldavia thotë se nuk po synon të anëtarësohet në NATO

 

Moldavia nuk po synon anëtarësimin në NATO, tha ministri i Jashtëm Nicu Popescu, duke shtuar se neutraliteti i shtetit të tij është pjesë e Kushtetutës së vendit.

Por, Popescu, që foli me gazetarët në margjinat e samitit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bukuresht më 30 nëntor, tha se neutraliteti i Moldavisë nuk nënkupton vetizolim, çmilitarizim ose indiferencë ndaj çështjeve botërore.