Botë

SHBA-ja kundërshton operacionin e ri ushtarak të Turqisë në Siri

 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i tha homologut të tij turk të mërkurën mbrëma se ai kundërshton fuqishëm operacionin e ri ushtarak të Turqisë në Siri dhe shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në rajon, ka njoftuar Pentagoni, shkruan Reuters.

Në telefonatë, Austin shprehu ngushëllimet e tij për sulmet që ndodhën në Stamboll më 13 nëntor.