Kina ka paralajmëruar se do të lehtësojë kufizimet e vendosura kundër COVID-19, përkundër numrit të madh të të infektuarve me këtë virus.
Në dhjetëra distrikte në Shangait dhe Guangzhout, qytete në të cilat numri i rasteve të reja është rritur, të enjten janë liruar masat e bllokimit.
Kjo ka ndodhur pas protestave masive kundër politikës kineze zero-COVID.
Protestat kanë përshkallëzuar pasi javën e kaluar një zjarr në një bllok apartamentesh, ka lënë të vdekur 10 persona.
Shumë kinezë besojnë se kufizimet e gjata kundër COVID-it kontribuuan në vdekjen e tyre, megjithëse autoritetet e kanë mohuar këtë.
Demonstruesit u filmuan duke u përballur me zyrtarët policorë dhe duke bërtitur "fund bllokimit kundër COVID".
Për shkak të masave kufizuese protestuesit në Kinë ditë më parë, kanë kërkuar edhe dorëheqjen presidentit kinez Xi Jinping. / BBC
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.